Aktualitet

 Atentati në Shkodër/ Autori dyshohet se veproi i vetëm, qëlloi brenda lokalit, i vuri armën një kokë një qytetari për tu larguar me makinë 

Mësohet se autori Ragip Gila, që vrau Armando Palin dhe Liridon Krajën në një lokal në Shkodër, si dhe plagosi Erogen Brajoviç i dyshuar si shënjestra dhe kamarieren 25-vjeçare Meri Kaceri, dyshohet se ka vepruar i vetëm.

8 Shtator 2025, 11:50 Nga E. D
 Atentati në Shkodër/ Autori dyshohet se veproi i
Ragip Gila

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin mafioz në Shkodër. Mësohet se autori Ragip Gila, që vrau Armando Palin dhe Liridon Krajën në një lokal në Shkodër, si dhe plagosi Erogen Brajoviç i dyshuar si shënjestra dhe kamarieren 25-vjeçare Meri Kaceri, dyshohet se ka vepruar i vetëm.

29-vjeçari ka qenë me motor kur ka qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas ka arritur të marrë një automjet tip BMV nën kërcënimin e armës. Konkretisht i riu pasi ka qëlluar brenda lokalit ka dalë nga një derë dytësore dhe ka ecur në këmbë me armë në dorë për afro 300 metër nga lokali në pjesën e rrugës Don Bosko deri në Perash.

Më pas ka grabitur një automjet duke i vënë armën në kokë drejtuesit të makinës. Gila me makinën e grabitur ka tentuar që të largohet, por ka bërë aksident në zonën e Sarreqit dhe më pas policia i është vënë në ndjekje duke e arrestuar poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir.

ragip gila

Sondazh

Poll