Aktualitet

Vrasja me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër/ Momenti kur të plagosurit merren me barrela  (VIDEO)

Siç shihet në pamje të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital, ndërsa në vendngjarje humbi jetën Armando Pali, punonjësit i IKMT-së.

8 Shtator 2025, 10:20 Nga E. D
Vrasja me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër/ Momenti kur
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Janë publikuar pamjet nga vrasja në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mentën të plagosur. Siç shihet në pamje të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital, ndërsa në vendngjarje humbi jetën Armando Pali, punonjësit i IKMT-së.


Ndërsa viktimë e dytë e këtij atentati mbeti 31-vjeçari Liridon Kraja (Lushi), i cili ndërroi jetë prej plagëve të marra në spital. Ndërkohë, të plagosur mbetën Erogen Vaso (Brajoviq), vëllai i të arrestuarit Denis Brajoviç dhe kamerierja e lokalit, Meri Kaceri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore.


Ndërkohë është vënë në pranga edhe autori i ngjarjes, Ragip Gila, i cili tentoi të arratisej në zonën dhe gjatë tentativës për arratisje u aksidentua. Policia bëri gjithashtu me dije se pas disa minutash ndjekjeje, është bërë e mundur edhe kapja e autorit Ragib Bila dhe është sekuestruan një armë zjarri automatike.

 

vrasja ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shtator 2025, 09:08

Vrasja në Shkodër, arrestohet autori

vendngjarja SHKODËR- Policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes së ndodhur pak më herët në mes të qytetit t&e...