Aktualitet

Plagosja dhe konflikti mes dy familjeve në Durrës, vihen në pranga dy persona (EMRAT+VIDEO)

Policia ka vënë në pranga shtetasit Rodriko Elezi, 22 vjeç dhe Aldo Dubraku, 23 vjeç.

8 Shtator 2025, 11:34 Nga r.ll
Plagosja dhe konflikti mes dy familjeve në Durrës, vihen në
pamje nga arrestimi

DURRËS- Dy persona janë arrestuar në Durrës lidhur me konfliktin e ndodhur ditën e djeshme mes dy familjeve. Policia ka vënë në pranga shtetasit Rodriko Elezi, 22 vjeç dhe Aldo Dubraku, 23 vjeç.

Elezi gjatë konfliktit ka goditur me thikë shtetasin me iniciale M.D., dhe akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 

Ndërsa Duraku ka goditur me grushte shtetasin me iniciale A.E., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. 23-vjeçari akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Durrës

Plagosën rëndë 2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. E., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

A. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ditën e djeshme, në lagjen nr. 15, Spitallë, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit M. D., 47 vjeç dhe A. D., 23 vjeç (babë e bir) me shtetasit A. E., 46 vjeç dhe R. E., 22 vjeç (babë e bir).

Nga hetimet dyshohet se gjatë konfliktit, shtetasi R. E. ka goditur me thikë shtetasin M. D., ndërsa shtetasi A. D. ka goditur me grushte shtetasin A. E., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Shtetasi M. D. dhe A. E. janë në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

konflikt ne durres

Sondazh

Poll