Aktualitet

VIDEO/ Dalin pamjet nga arrestimi i autorit të atentatit në Shkodër, efektivët ndjekin Ragip Gilën me armë në duar

Autori arriti që të largohet me një automjet tip BMW ngjyrë gri, me të cilin u aksidentua në dalje të qytetit teksa po tentonte t'i ikte policisë.

8 Shtator 2025, 10:22 Nga r.ll
VIDEO/ Dalin pamjet nga arrestimi i autorit të atentatit në
pamje nga arrestimi

SHKODËR- Janë publikuar pamjet e arrestimit të Ragip Gilës, autorit të vrasjes që tronditi paraditen e sotme Shkodrën. Siç shihet edhe në pamjet, disa efektivë me armë në duar kanë ndjekur autorin deri në lumin Kir, ku dhe e kanë vënë në pranga. 

Teksa ishte në lëvizje me motor, Gila qëlloi më breshëri plumbash në lokalin ku gjeti vdekjen e menjëhershme Armando Pali. Më pas autori arriti që të largohet me një automjet tip BMW ngjyrë gri, me të cilin u aksidentua në dalje të qytetit teksa po tentonte t'i ikte policisë.  Pas aksidentit ka tentuar që të ikë në këmbë drejt lumit Kir, por është kapur nga forcat Shqiponja.

Ndërkohë nga të shtënat ka ndërruar jetë në spital edhe Liridon Kraja, i cili ishte shoqëruesi i Erogen Vasos. Ky i fundit mbeti i plagosur bashkë më nje grua, Meri Kaceri që po pinte kafe në lokalin ku ndodhi atentati. 

ragip gila vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shtator 2025, 09:08

Vrasja në Shkodër, arrestohet autori

vendngjarja SHKODËR- Policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes së ndodhur pak më herët në mes të qytetit t&e...