Politike

"Objektivi BE dhe NATO", Kurti flet pasi u mandatua nga LVV për kryeministër: Kushtetuesja po funksionon si hije e opozitës ndaj Vetëvendosjes

Në fjalimin e tij, Kurti premtoi se mandatin e ardhshëm, transporti publik është ndër fushat që kërkohet shumë angazhim.

7 Shtator 2025, 12:54 Nga E. D
"Objektivi BE dhe NATO", Kurti flet pasi u mandatua nga LVV për
Albin Kurti

KOSOVË- Albin Kurti është votuar unanimisht për kryeministër i Qeverisë së Kosovës, në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Në fjalimin e tij, Kurti premtoi se mandatin e ardhshëm, transporti publik është ndër fushat që kërkohet shumë angazhim.

Kurti ka thënë se në mandatin e ri do të mbështeten gjyshërit e secilës familje që ka fëmijë. Gjithashtu ai shtoi se gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat do të marrin 100 euro shtesë çdo muaj. Mes tjerash, Kurti ka përmendur synimin e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Do të nisim me përjetësimin e programit anembanë. Do të krijojmë rrjet të integruar në gjithë territorin e vendit. Bileta do të jetë e subvencionueshme dhe me 10 euro të gjithë do të jenë në gjendje të udhëtojnë anembanë. Do të investojmë mbi gjysmë miliardi euro në Brezovicë. Do të sigurohemi që të bëhet e famshme në mbarë botën. Do të mbështesim sipërmarrësit e diasporës”, ka thënë ai.

Paga minimale do të rritet mbi  500 euro. Për veturat e importuara nga BE-ja do të heqim taksën për 10 për qind. Do ta themelojmë fondin e sigurimeve shoqërore nga i cili do të themelohet pagesa për pushimin e lehonisë. Në mandatin e ri do të shtojmë bursat e mobilitetit. Do të dyfishojmë buxhetin e bursave. Do të nisim ciklin e boneve për fëmijët që hyjnë në kopshtet private”, Tha Kurti. 

Gjatë fjalës së tij Kurti ka sulmuar edhe Gjykatën Kushtetuese, për të cilën tha se po funksionion si hije politike e opozitës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Në mbledhjen e 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, ku Kurti u propozua sërish për kryeministër, ai tha se në këto muajt e krizës politike, tre muaj vonesë u shkaktuan si pasojë e Kushtetueses, me bllokadat që ajo ka vendosur.

Kurti shtoi se nuk është hera e parë që Kushtetuesja ka penguar sipas tij punët e mira të qeverisë. Sipas tij, në tetë raste, me vendimet e kësaj gjykate, janë penguar nismat reformuese të qeverisë duke u shpallur si antikushtetuese.

“Gjykata Kushtetutese po funksionon si një hije politike opozite e Vetëvendosjes. Meqë tani u zgjodh kryetari i Kuvendit dhe katër nënkryetarë, Gjykata mori masë të përkohshme sipas kërkesës së Listës Serbe. Pa arsyeshëm, besoj unë dhe kërkoj që 120 deputetë të Republikës të vegjetojnë deri më 30 shtator. Kjo është ngjashëm sikur ministri ynë i Shëndëtësisë, Arben Vitia, të lëshojë një vendim mjeksor të ata 7 gjyqtarë duhet të shkojnë në pushim mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar të tyre.

Të vetmen dilemë që kam është nëse kjo masë është më shumë absurde apo e dëmshme.  Gati nga katër muaj e gjysmë prej mesit të prillit deri te zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, tre muaj janë vonesë e Gjykatës Kushtetuese. 2/3 e kohës kemi qenë duke pritur vendime të Gjykatës Kushtetuese, të cilës i adresohej opozita. Gjykata Kushtetuese na e ka rrëzuar ligjin për vendosjen e çmimit tavan. Kjo ka qenë dita më e pikëlluese e imja si kryeministër", Tha Kurti. 

albin kurti

Sondazh

Poll