Bota

Huthitë marrin përgjegjësinë për sulmin me dron në aeroportin Ramon: Operacionet ushtarake do të intensifikohen

Zëdhënësi ushtarak i rebelëve, Yahya Saree, tha se u lëshuan gjithsej tetë dronë dhe paralajmëroi se "operacionet ushtarake do të intensifikohen".

7 Shtator 2025, 22:16 Nga I.A
Huthitë marrin përgjegjësinë për sulmin me dron në
Huthet

JEMEN- Huthët e Jemenit kanë konfirmuar se kanë shënjestruar aeroportin Ramon të Izraelit duke përdorur dronë. Zëdhënësi ushtarak i rebelëve, Yahya Saree, tha se u lëshuan gjithsej tetë dronë dhe paralajmëroi se "operacionet ushtarake do të intensifikohen".

Rebelët jemenas kohët e fundit lëshuan raketa dhe dronë të shumtë kundër territorit izraelit pasi Izraeli bombardoi kryeqytetin Sanaa, duke vrarë kryeministrin dhe gjysmën e qeverisë së tyre. Ushtria izraelite, nga ana e saj, raportoi se kishte kapur tre dronë të tjerë, dy prej të cilëve para se të kalonin në territorin izraelit.

 

huthët e jemenit yahya saree

Sondazh

Poll