Bota

FOTOT/ Ja si duket hëna nga qytete të ndryshme të botës

Eklipsi total hënor, një nga fenomenet më të rralla astronomike, u pa nga kontinente të ndryshme, ku qielli i kthjellët lejoi një pamje të qartë dhe mbresëlënëse të këtij momenti unik.

7 Shtator 2025, 21:30 Nga I.A
FOTOT/ Ja si duket hëna nga qytete të ndryshme të botës
Hena

Ndodh fenomeni i hënës së përgjakur. Mbrëmjen e sotme qielli po ndriçohet nga një spektakël unik: Hëna e plotë e shtatorit përkon me një eklips total hënor, duke krijuar fenomenin mbresëlënës të "hënës së përgjakur".

Eklipsi total hënor, një nga fenomenet më të rralla astronomike, u pa nga kontinente të ndryshme, ku qielli i kthjellët lejoi një pamje të qartë dhe mbresëlënëse të këtij momenti unik.

Ky ndryshim ndodh kur dielli, Toka dhe Hëna rreshtohen në një vijë të drejtë, dhe hija e Tokës filtrohet përmes atmosferës duke shpërndarë dritën blu dhe duke lejuar vetëm dritën e kuqe të arrijë në sipërfaqen hënore.


Fenomeni, i quajtur “Hëna e Përgjakur”, jo vetëm që tërhoqi vëmendjen e astronomëve dhe dashamirësve të universit, por u shoqërua me rituale, meditime dhe vëzhgime në vende të ndryshme.

eklipsi i henes

Sondazh

Poll