Bota

Sanksionet e SHBA-së ndaj Rusisë një hap më afër pas sulmit masiv në Kiev, Trump: Jam gati

Agjencia Reuters raportoi të dielën pasdite se Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha nga Shtëpia e Bardhë se është gati të vazhdojë me fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë.

7 Shtator 2025, 19:24 Nga I.A
Sanksionet e SHBA-së ndaj Rusisë një hap më afër pas
Donald Trump

SHBA- Sulmi i paprecedentë i nisur nga Rusia në Ukrainë në agim me qindra dronë dhe raketa po krijon të dhëna të reja. Sulmet ruse në kryeqytetin ukrainas tani po lënë në sfond çdo përpjekje diplomatike që ishte iniciuar nga SHBA-të për një takim Putin-Zelensky dhe diskutimet rreth rritjes së presionit nga BE dhe SHBA-të kundër Moskës po dalin përsëri në pah.

Agjencia Reuters raportoi të dielën pasdite se Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha nga Shtëpia e Bardhë se është gati të vazhdojë me fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë. Selia e qeverisë ukrainase në Kiev u godit nga sulmet ajrore ruse herët sot, duke dëmtuar ndërtesën në një sulm të paprecedentë ndaj Ukrainës nga Rusia, me më shumë se 800 dronë dhe raketa. Sulmet në të gjithë vendin kanë vrarë të paktën pesë persona, dy prej tyre në kryeqytet.

Një gazetar i AFP-së pa çatinë e ndërtesës imponuese ku mblidhet kabineti të përfshirë nga flakët dhe tym gri që ngrihej prej saj. Helikopterët po hidhnin ujë mbi ndërtesën, e cila ndodhet në zemër të Kievit, pranë pallatit presidencial dhe parlamentit.

“Për herë të parë, çatia dhe katet e sipërme të ndërtesës qeveritare janë dëmtuar nga zjarri armik”, tha kryeministrja Yulia Sviridenko në një postim në Telegram. Deri në fillim të pasdites, shërbimet e emergjencës raportuan se zjarri ishte shuar. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, zona ku ndodhen ndërtesat qeveritare në Kiev kishte mbetur relativisht e padëmtuar nga sulmet ruse në kryeqytet.

donald trump

Sondazh

Poll