Bota

SHBA: Rusia nuk tregon se dëshiron t'i japë fund luftës në mënyrë diplomatike

Bombardimi i Kievit dhe zonave të tjera gjatë natës, me qindra dronë dhe raketa, konsiderohet sulmi më i madh ajror i nisur nga Rusia që nga fillimi i luftës në shkurt 2022.

7 Shtator 2025, 20:41 Nga I.A
SHBA: Rusia nuk tregon se dëshiron t'i japë fund luftës
Shtepia e Bardhe

SHBA- I dërguari special i SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg, tha sot se sulmi i fundit i Rusisë në Kiev nuk tregon se Moska dëshiron t'i japë fund luftës në mënyrë diplomatike.

“Rusia duket se po përshkallëzohet, me sulmin më të madh të luftës, duke goditur zyrat e kabinetit në Kiev. Sulmi nuk është një tregues se Rusia dëshiron t’i japë fund luftës në mënyrë diplomatike”, shkroi ai.

Bombardimi i Kievit dhe zonave të tjera gjatë natës, me qindra dronë dhe raketa, konsiderohet sulmi më i madh ajror i nisur nga Rusia që nga fillimi i luftës në shkurt 2022.

lufta ukraine-rusi keith kellogg

Sondazh

Poll