Sport

VIDEO - Serbia mund Letoninë dhe ngjitet sipër Shqipërisë pas 3 ndeshjesh! (TABELA)

Me këtë fitore Serbia ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 7 pikëve pas tre ndeshjesh, ndërsa Letonia mbetet pas nesh, në vendin e 4 me 4 pikë.

6 Shtator 2025, 17:49 Nga DOSJA

VIDEO  - Serbia mund Letoninë dhe ngjitet sipër Shqipërisë

SERBI - Ndërkohë që kuqezinjtë janë pushim mbrëmjen e sotme dhe do të zhvillojë vetëm një ndeshje zyrtare për Kualifikueset e Botërorit në muajin shtator, grupi ynë sot ka dy ndeshje që padyshim kanë interes të madh për kuqezinjtë.

Kundërshtari ynë i së martës, Letonia zhvilloi ndeshjen e sajë të 4-të në grup në Serbi ku u mund me shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga sulmuesi i Juventusit, Dushan Vlahoviç që në minutën e 12-të dhe rezultati 1-0 mbeti i pandryshuar deri në fund.


Me këtë fitore Serbia ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 7 pikëve pas tre ndeshjesh, ndërsa Letonia mbetet pas nesh, në vendin e 4 me 4 pikë.

VIDEO  - Serbia mund Letoninë dhe ngjitet sipër Shqipërisë

Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen përballë Letonisë mbërmjen e së martës në stadiumin “Air Albania”, shansi ynë i fundit ndoshta për të mbajtur ende shpresat gjallë për një kualifikim të mundshëm për finalet e Botërorit të ardhshëm. Ndërkohë sot në mbrëmje, kryesuesja e grupit K, Anglia, luan në orën 18:00 përballë vendit të fundit Andorrës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll