Sport

Presidenti i Federatës së Kosovës, “ngushëllon” Dardanët: “Humbëm një betejë, jo luftën!”

Pas takimit, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e quajti disfatën të dhimbshme, por theksoi se netë të tilla janë pjesë e futbollit dhe se ekipi duhet të reagojë fuqishëm në sfidat e ardhshme.

6 Shtator 2025, 11:44 Nga DOSJA
Presidenti i Federatës së Kosovës, “ngushëllon”

KOSOVE - Kosova pësoi një humbje të rëndë ndaj Zvicrës në Bazel, duke u mundur 4-0 në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026. Pas takimit, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e quajti disfatën të dhimbshme, por theksoi se netë të tilla janë pjesë e futbollit dhe se ekipi duhet të reagojë fuqishëm në sfidat e ardhshme.

“Kjo është vetëm një betejë e humbur dhe jo fundi i rrugës. Kam besim te këta djelmosha, të cilët do të nxjerrin mësime dhe do të rikthehen më të fortë”, tha Ademi.

Ai gjithashtu vlerësoi mbështetjen e tifozëve kosovarë në Bazel, ku stadiumi ishte i mbushur kryesisht nga “Dardanët”. “Për këtë mikpritje dhe dashuri të pakufijshme për Kosovën, jam thellësisht mirënjohës”, shtoi ai.

Kreu i FFK-së bëri thirrje që tifozët të vazhdojnë ta përkrahin kombëtaren, sidomos në ndeshjen e radhës kundër Suedisë, e cila zhvillohet më 8 shtator në Prishtinë. “Forca jonë më e madhe është uniteti. Vetëm kështu mund të rikthehemi pas një mbrëmjeje si kjo dhe të vazhdojmë të kërkojmë suksesin e shumëpritur. Kombëtarja është e të gjithëve dhe duhet ta mbështesim në ditë të mira, por edhe në ditë të vështira”, përfundoi Ademi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll