Sport

Boris Becker tregon jetën e tij të errët: “Luaja poker në burg me kriminelë, desh më rrahën…”

Ylli legjendar i tenisit botëror dhe gjerman foli hapur për periudhën më të vështirë në jetën e tij.

6 Shtator 2025, 15:44 Nga DOSJA
Boris Becker tregon jetën e tij të errët: “Luaja poker

GJERMANI - Tenisti i famshëm gjerman Boris Becker përfundoi pas hekurave në fund të vitit 2022 për shkak të mashtrimit financiar. Becker u dënua për tre akuza për përvetësim të paligjshëm të pronës, mosdeklarim të pronës dhe fshehje të borxheve. Ai u dënua me dy vjet e gjysmë burg, dhe pas tetë muajsh të kaluar në burgjet Wandsworth dhe Huntercombe në Britaninë e Madhe, ai u lirua dhe u deportua.

Në një intervistë me gazetën gjermane " Zideutsche Zeitung ", ai kujtoi jetën e tij në burg. Ylli i famshëm i tenisit botërorë pranoi se të qenit pas hekurave pati pasoja të rënda në shëndetin e tij mendor dhe se gruaja e tij Lilian de Carvalho Monteiro ishte mbështetësja e tij më e madhe në ato momente.

"Ajo pafundësi të ha shpirtin dhe të shqyen mendjen. Shpejt e kupton se burgu në fakt drejtohet nga të burgosurit. Të flisja me gruan time në telefon ishte e vetmja mënyrë për të qëndruar koshient. Deri në tetor, flija me tuta dhe çorape. Disa netë në qeli bënte aq ftohtë sa flija me dy xhaketa dhe dy palë çorape, me një peshqir rreth kokës", zbulon Becker.

Ai thotë se humbi shtatë kilogramë në katër javët e para në burg. "Arsyet ishin stresi emocional, pak ushqim, asnjë alkool, asnjë ëmbëlsirë. Darka shërbehej në orën 4 të pasdites. Gruaja ime tha me humor: "Boris, ke humbur kaq shumë peshë, a nuk duhet të të pyesim nëse mund të qëndrosh më gjatë?"

Gjermani pretendon se nuk ka marrë trajtim preferencial. Ai është dashur të luftojë për respektin e të burgosurve dhe rojeve të tjerë. "Punova për muaj të tërë për ta vendosur veten si një figurë e besueshme dhe e respektuar midis rojeve. Pozicioni im si mësues i filozofisë stoike dhe detyrat në palestrën e burgut më ndihmuan në këtë."

Ai joshte kriminelë të regjur dhe kjo pothuajse i kushtoi. Për të kaluar kohën, ai vendosi të luante poker me një grup të burgosurish rumunë, u zhyt në borxhe dhe iu desh të kërkonte ndihmë për të shmangur rrahjen.

"Pas një loje pokeri me të burgosur rumunë që zgjati disa ditë, përfundova me një borxh prej 500 paundësh (rreth 600 eurosh)", pranoi ai. "Sigurisht, ishte budallallëk dhe e pamatur të luaja poker me njerëz të tillë..." thotë Becker dhe zbulon:

"Pas tenisit, luajta poker profesionalisht për njëfarë kohe dhe mendova, çfarë mund të më ndodhte? Vetëm pak argëtim. Por luaja me kriminelë të vërtetë, të cilët vinin në qelinë time dhe përpiqeshin të më godisnin kur nuk mund të paguaja. Nëse një mik jashtë burgut nuk do ta kishte zgjidhur problemin duke paguar për mua, do të isha një person krejtësisht tjetër sot", pranoi gjermani. Becker thotë se nuk do ta harrojë kurrë periudhën që kaloi në burg dhe thekson se kjo përvojë ia ndryshoi plotësisht jetën. Ai ende i ndjen pasojat.

"E merr burgun me vete në jetën tënde të re. Unë mund të fle vetëm nëse dera e dhomës së gjumit është plotësisht e mbyllur. Në shtrat, shtrihem aq afër buzës sa gati bie. Kur fle, edhe dysheku më i madh shndërrohet në një shtrat të ngushtë. Nuk jam psikolog, por mund të them se gjithçka ishte ndryshe para burgut", thotë gjermani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll