Sport

Vazhdojnë festimet në Paraguai, shteti e shpall ditë pushimi!

Presidenti i Paraguait, Santiago Peña, shpalli një ditë pushimi, pasi ekipi kombëtar i futbollit i vendit u kualifikua për Kupën e Botës.

6 Shtator 2025, 15:37 Nga DOSJA
Vazhdojnë festimet në Paraguai, shteti e shpall ditë pushimi!

PARAGUAI - Presidenti i Paraguait, Santiago Peña, e shpalli ditën e sotme një ditë pushimi, pasi skuadra e futbollit të vendit të tij siguroi një vend në Kupën e Botës, për herë të parë në 16 vjet. Paraguai u kualifikua për Kupën e Botës, e cila do të mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë, duke u mjaftuar me një barazim 0:0 me Ekuadorin në raundin e parafundit, të kualifikimeve.

Mijëra tifozë në të gjithë Paraguain dolën në rrugë pas ndeshjes, duke festuar vendin e nëntë të kësaj skuadre kombëtare në kualifikimet e Kupës së Botës. "Ka të rinj që nuk e kanë parë kurrë Paraguain në Kupën e Botës. Ka paraguaianë që kanë pritur gjithë jetën e tyre për ta parë përsëri këtë moment", tha presidenti paraguaian, duke justifikuar vendimin e tij.

Në Kupën e fundit të Botës, në vitin 2010 në Afrikën e Jugut, Paraguai arriti në çerekfinale, ku u eliminua nga kampionët e ardhshëm - Spanja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll