Sport

Dyshimet për shitje ndeshjesh, futbollisti i Flamengos rrezikon 6 muaj burg për një karton!

Lojtari akuzohet se ka marrë qëllimisht një karton të verdhë për të përfituar nga kompanitë e basteve që I qëndrojnë pranë, duke marrë një pezullim prej 12 ndeshjesh dhe një gjobë prej 11,000 dollarësh.

6 Shtator 2025, 11:16 Nga DOSJA
Dyshimet për shitje ndeshjesh, futbollisti i Flamengos rrezikon 6 muaj burg

BRAZIL - Futbolli brazilian është sërish në qendër të një skandali bastesh, këtë herë, ai që është nën kritika është sulmuesi i Flamengos, Bruno Henrique, dy herë fitues i Copa Libertadores.

Lojtari akuzohet se ka marrë qëllimisht një karton të verdhë për të përfituar nga kompanitë e basteve që i qëndrojnë pranë, duke marrë një pezullim prej 12 ndeshjesh dhe një gjobë prej 11,000 dollarësh të vendosur nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë Sportive e Brazilit, si dhe një akuzë për mashtrim sportiv që mund ta çojë atë në dy deri në gjashtë muaj burg.

Një gjë që i shton më shumë besueshmëri këtij versioni është fakti se kunata, vëllai dhe kushëriri i Henrique me sa duket hapën një llogari online në një faqe bastesh në prag të ndeshjes në fjalë, asaj midis Flamengos dhe Santos . 

Lojtari është deklaruar i pafajshëm dhe do të apelojë, por çështja e tij ka sjellë tashmë vëmendjen ndaj çështjes së basteve në futboll, veçanërisht në ligën braziliane, e cila ka qenë shpesh skenë e incidenteve të tilla gjatë viteve. Vetëm dy vjet më parë, në pranverën e vitit 2023, hetimi "Peniladade maxima" zbuloi një organizatë kriminale që kishte trukuar të paktën 13 ndeshje në Serie B dhe Serie A, me bashkëpunimin e lojtarëve që kontribuan duke ndryshuar rezultatet e ndeshjeve ose duke shkaktuar kartonë të verdhë dhe kartonë të kuq vullnetarë. Hetimi çoi në pezullimin e shtatë lojtarëve, me gjoba që varionin nga 10,000 deri në 70,000 reais. 

Qeveria braziliane ka shprehur vazhdimisht qëllimin e saj për t'ia besuar Ministrisë së Financave mbikëqyrjen e agjencive të basteve online, por eliminimi i këtij lloj skandali duket ende larg.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll