Bota

Çfarë po ndodh? Urdhër i ri evakuimi nga ushtria izraelite në një "zonë humanitare"

Ushtria izraelite sqaroi se zona humanitare në zonën Al-Mawasi të Khan Yunis do të përfshijë infrastrukturë të tillë si spitale fushore, tubacione uji, impiante dhe furnizime ushqimore.

6 Shtator 2025, 11:00 Nga I.A
Çfarë po ndodh? Urdhër i ri evakuimi nga ushtria izraelite
Foto Ilustruese

GAZA- Ushtria izraelite këtë mëngjes u bëri thirrje banorëve të qytetit të Gazës të largohen drejt një "zone humanitare" të shpallur nga Izraeli, e cila ndodhet më në jug të Rripit të Gazës, ndërsa planifikon të zgjerojë operacionet e saj ushtarake në enklavën palestineze.

“Që tani e tutje, dhe me qëllim lehtësimin e largimit të banorëve nga qyteti, ne e shpallim zonën (bregdetare) të Al-Mawasi (në pjesën jugore të Rripit të Gazës) një zonë humanitare”, thuhet në një mesazh në arabisht për banorët e Qytetit të Gazës dhe të gjithë të pranishmit atje, i cili u postua në mediat sociale nga Avichai Andrai, zëdhënësi i ushtrisë izraelite për publikun arabishtfolës.

“Shfrytëzoni mundësinë për të lëvizur pa vonesë në zonën humanitare dhe për t'u takuar me mijëra njerëz që kanë shkuar atje”, shtohet në tekst, ndërsa OKB vlerëson se rreth një milion njerëz janë në zonën e Qytetit të Gazës dhe paralajmëron për një “katastrofë” në rast të zgjerimit të operacioneve izraelite atje.

Ushtria izraelite sqaroi se zona humanitare në zonën Al-Mawasi të Khan Yunis do të përfshijë infrastrukturë të tillë si spitale fushore, tubacione uji, impiante dhe furnizime ushqimore.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll