Delegacioni i BE-së në Uashington, paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë në tryezë
KE SHBA- Bashkimi Evropian po përgatit paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë , duke dërguar një de...
Zyrtarë të lartë të administratës kanë thënë para gazetarëve më 5 shtator se Uashingtoni do t’i shënjestrojë shtetet që mbajnë padrejtësisht amerikanë, si dhe ata që përfshihen në “diplomaci pengjesh”.
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që parasheh shpalljen e shteteve që ndalojnë padrejtësisht shtetas amerikanë, si sponsore shtetërore të terrorizmit, përfshirë Iranin, Afganistanin, Rusinë dhe Kinën.
Zyrtarë të lartë të administratës kanë thënë para gazetarëve më 5 shtator se Uashingtoni do t’i shënjestrojë shtetet që mbajnë padrejtësisht amerikanë, si dhe ata që përfshihen në “diplomaci pengjesh”.
“Sikurse me listën e sponsorëve shtetërorë të terrorizmit, asnjë shtet nuk do të ketë dëshirë të përfundojë në këtë listë”, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio përmes një deklarate.
Urdhri parasheh masa të ashpra, përfshirë sanksionet, ndaj shteteve që Uashingtoni beson se po mbajnë gabimisht amerikanë.
Një zyrtar tjetër i lartë i administratës amerikane u ka thënë gazetarëve se masat ndëshkuese do të jenë të ngjashme me ato që vendosen ndaj organizatave që shpallen terroriste.
“Sot ndryshon gjithçka sa u përket regjimeve mashtruese dhe regjimeve që mendojnë se amerikanët mund të trajtohen si pengje”, ka thënë një zyrtar tjetër i administratës, në kushte anonimiteti.
Administrata amerikane ka thënë se ka siguruar lirimin e 72 shtetasve amerikanë, përfshirë prej vendeve sikurse Rusia dhe Afganistani.
“Kemi nxjerrë shumë njerëz dhe do të vazhdojmë”, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump më 5 shtator.
Sipas politikës së re, Uashingtoni do t’i paralajmërojë shtetet që mund të futen në listën e re dhe ato do të kenë një periudhë kohore që të veprojnë para se të vendosen sanksionet.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se besojnë që Rusia është duke mbajtur padrejtësisht nëntë amerikanë, ndërsa Irani tetë. Rusia është nën sanksione tjera amerikane dhe evropiane lidhur me nisjen e luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Irani është shpallur shtet sponsor i terrorizmit nga Shtetet e Bashkuara dhe është nën sanksione amerikane. Organizatat që lobojnë për lirimin e shtetasve amerikanë, që mbahen si pengje apo burgosen nëpër botë, e kanë mirëpritur vendimin e administratës Trump./REL
KE SHBA- Bashkimi Evropian po përgatit paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë , duke dërguar një de...
Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen FRANCË- Marine Le Pen, megjithëse zyrtarisht i është ndaluar të marrë pjesë në &c...
Protesta SERBI- Një protestë masive u mbajt ditën e djeshme në Novi Sad. Mijëra njerëz dolën në rrugët e Novi ...
foto nga arrestimet SHBA- Rreth 500 persona janë arrestuar në një fabrikë të Hyundai në Georgia nga autoritetet amerikane t&e...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë në Zyrën Ovale të premten...
maxime prevot BELGJIKË- Ministri i Jashtëm belg Maxime Prevot ka paralajmëruar se sekuestrimi i aseteve të ngrira ruse të mbajtura...
donald trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump reagoi ndaj vendimit të Bashkimit Evropian për të vendosur një gjobë prej...
protestat ne serbi SERBI- Vala e protestave në Serbi gjatë gushtit u përshkrua me dhunë dhe përplasje mes mbështetësve d...
kim jong un dhe trump SHBA- Një ekip i forcave speciale amerikane, të famshmit Navy SEAL, doli nga oqeani i errët një natë di...
foto ilustruese SHBA- Tregu i punës në SHBA po ngadalësohet, sipas një raporti zyrtar të publikuar të mër...