Bota

Novi Sad 'nën pushtetin' e protestuesve, mijëra qytetarë përleshen me policinë: Duam zgjedhje të reja

Protesta u bë e dhunshme kur turma arriti në Fakultetin e Filozofisë, përpara të cilit policia është stacionuar për dhjetë ditë. Qytetarët pretendojnë se incidentet u nisën nga policia, ndërsa autoritetet pretendojnë të kundërtën, duke deklaruar se policia u sulmua pa asnjë arsye.

6 Shtator 2025, 08:25 Nga I.A
Novi Sad 'nën pushtetin' e protestuesve, mijëra
Protesta

SERBI- Një protestë masive u mbajt ditën e djeshme në Novi Sad. Mijëra njerëz dolën në rrugët e Novi Sadit, por ndërhyrjet e policisë, e kthyen protestën nga paqësore në një skenë dhunë masive. Disa qytetarë u plagosën dhe u arrestuan.


Protesta u bë e dhunshme kur turma arriti në Fakultetin e Filozofisë, përpara të cilit policia është stacionuar për dhjetë ditë. Qytetarët pretendojnë se incidentet u nisën nga policia, ndërsa autoritetet pretendojnë të kundërtën, duke deklaruar se policia u sulmua pa asnjë arsye.

Vetëm pasi mbaruan fjalimet në protestë, mediat morën një deklaratë nga Ministria e Punëve të Brendshme ku thuhej se kishin informacion në lidhje me planifikimin e një sulmi ndaj stacionit të policisë. Ndërhyrja dhe dhuna e Policisë nuk kurseu as gazetarët, të cilët u goditën dhe i shtrinë për tokë. 


Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se në Novi Sad u bë një përpjekje për të destabilizuar Serbinë dhe përgëzoi policinë për punën e bërë mirë. Sipas tij, pak më shumë se 7,000 njerëz u mblodhën në Novi Sad.

"Në Novi Sad, në prani të përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, disa njerëz u përpoqën të kërcënonin stabilitetin dhe sigurinë e Serbisë me helmeta në kokë, ata donin të pushtonin ambientet e Universitetit Filozofik me çdo kusht", tha Vuçiç.

Situata e tensionuar vazhdoi edhe pas mesnatës, veçanërisht pranë ndërtesës së Rektoratit, ku qytetarët u fshehën nga ndërhyrja e policisë./Dosja.al

proteste ne serbi

Sondazh

Poll