Bota

Trump kritikon sërish BE-në: Gjoba e vendosur ndaj Google është e padrejtë, kjo nuk do të tolerohet! Kërcënon me tarifa

Presidenti amerikan theksoi nevojën për të mbrojtur inovacionin dhe sipërmarrjen amerikane nga padrejtësi të tilla dhe paralajmëroi se nëse këto veprime vazhdojnë, ai do të detyrohet të fillojë procedurat sipas Nenit 301 për të eliminuar gjobat e padrejta.

5 Shtator 2025, 21:59 Nga r.ll
Trump kritikon sërish BE-në: Gjoba e vendosur ndaj Google
donald trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump reagoi ndaj vendimit të Bashkimit Evropian për të vendosur një gjobë prej 3.5 miliardë dollarësh ndaj Google, duke akuzuar BE-në se po dëmton bizneset amerikane. 

"Është shumë e padrejtë dhe taksapaguesit amerikanë nuk do ta tolerojnë këtë!" tha Trump, duke shprehur pakënaqësinë e tij me veprimet e Evropës dhe duke shtuar se nuk do të lejonte që këto "veprime diskriminuese" të ekzistonin.

Më pas ai iu referua shembullit të Apple, e cila u detyrua të paguante një gjobë prej 17 miliardë dollarësh, duke theksuar se, sipas mendimit të tij, kjo gjobë nuk duhej të ishte vendosur dhe se kompania duhet të marrë paratë e saj mbrapsht.

Presidenti amerikan theksoi nevojën për të mbrojtur inovacionin dhe sipërmarrjen amerikane nga padrejtësi të tilla dhe paralajmëroi se nëse këto veprime vazhdojnë, ai do të detyrohet të fillojë procedurat sipas Seksionit 301 për të eliminuar gjobat e padrejta. Seksioni 301 i lejon SHBA-së të vendosë tarifa për të luftuar një praktikë të tregtisë së jashtme që konsiderohet e padrejtë.

Komisioni Evropian njoftoi një gjobë prej 2.95 miliardë eurosh për Google më herët sot. Brukseli beson se gjigandi amerikan i teknologjisë abuzoi me pozicionin e tij dominues në sektorin e reklamimit online (Adtech). Gjoba ishte e pritshme, duke pasur parasysh se nga viti 2023 BE kërcënoi të kërkonte shpërbërjen e një pjese të aktiviteteve të grupit në këtë sektor, gjë që, megjithatë, nuk është vendosur në këtë fazë.

donald trump google be

Sondazh

Poll