5 Shtator 2025, 14:48
Nga E. D
foo ilustruese
TIRANË- Forcat e Armatosura shqiptare do të vishen me uniforma të prodhuara në Shqipëri, "Made in Albania". Për këtë është krijuar kompania e re me emrin “Guna Tactical”, e cila do të merret me prodhimin e uniformave dhe pajisjeve për ushtrinë. Shoqëria aksionere është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 8 gusht dhe do të ketë vetëm një aksioner "MSSC", që do mbajë 49% të aksioneve, ndërsa 51% e aksioneve do të jenë në pronësi të KAYO-s.
“Aksionarët Themelues: Aksionarët themelues zotërojnë aksionet si më poshtë: • "KAYO" Sh.A -1,785 aksione (51% të kapitalit); "MSSC" Sh.P.K -1,715 aksione (49% të kapitalit)” , thuhet në statutin e kompanisë.
Kjo shoqëri thuhet në dokumentet e regjistrimit në QKB që do të prodhojë të gjitha veshjet e Forcave të Armatosura dhe jo vetëm uniformat për ushtrinë shqiptare, por do të ketë të drejtë edhe t’i eksportojë ato jashtë vendit.
“Objekti i aktivitetit: Projektimi, prodhimi, përpunimi, magazinimin, paketimi, promovimi, shpërndarja, tregtimi dhe eksportin e uniformave ushtarake dhe aksesorëve për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe për strukturat e tjera të sigurisë dhe klientë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë” , thuhet në dokumentet e regjistrimit të kompanisë në QKB.
Ndërkohë Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e kaluar në emisionin "Opinion" në Tv Klan e paralajmëroi krijimin e kompanisë. Rama nënvizoi se do të prodhohen të gjitha llojet e uniformave për të gjitha llojet e trupave.
"Ne do të prodhojmë të gjitha llojet e uniformave për të gjitha llojet e trupave. Më në fund do t’i prodhojmë pa tendera. Kompani vetëm me shtet-privat. Kompania jonë ka një emër të bukur, quhet Guna”, tha Rama.
kayo
Aktualitet
5 Shtator 2025, 14:37
E. D
Eria Ago dhe Safet Bajri
TIRANË- Gjykata e Posacme me kërkesë të SPAK, ka zgjatur edhe tre muaj të tjerë afatin e hetime...
Aktualitet
5 Shtator 2025, 14:32
E. D
REPUBLIKA DOMENIKANE- Interpol ka publikuar momentin e arrestimit të 41-vjeçarit shqiptar, Soni Pepa, i cili u kap në Republikë...
Aktualitet
5 Shtator 2025, 14:14
E. D
pamje nga vendngjarja
VLORË- Pamje të pazakonta janë filmuar në gjirin e Vlorës në afërsi të Karaburunit...
Aktualitet
5 Shtator 2025, 13:53
E. D
Samir Rosales Rodríguez dhe Soni Pepa
TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e “kimistit&rdqu...
Aktualitet
1 Shtator 2025, 08:19
I.A
Andrés
Një muaj më parë, mediat shqiptare u njohën me historinë tronditëse të Andrés*, një vajzë...
Aktualitet
5 Shtator 2025, 12:47
E. D
pamje nga vendngjarja
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në landin e Hesisë, Gjermani, ku...
Aktualitet
5 Shtator 2025, 12:40
I.A
pamje nga vendngjarja
FIER- Një protestë po zhvillohet ditën e sotme para para ambienteve të Bankers Petroleum. Pu...
Aktualitet
5 Shtator 2025, 12:31
I.A
Protesta
FIER- Punonjësit e naftës kanë nisur një protestë ditën e sotme para ambienteve të Bankers Petroleum. Prot...
Aktualitet
5 Shtator 2025, 12:24
I.A
Edi Rama
Në raportin e vitit 2014 mbi gjendjen e sektorit të ujësjellësve dhe kanalizimeve në vend, autoriteti mbikëqyrë...
Aktualitet
5 Shtator 2025, 12:01
E. D
pamje nga vendngjarja
ELBASAN- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Elbasan. Siç shishet edhe në pamje një 60-vje...