Politike

"Rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz"/ Mesazhi i Osmanit në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës: Ishte zëri i të varfërve dhe të sëmurëve

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani shkruan se rrugëtimi i shenjtores shqiptare, nga fshati i vogël i Letnicës deri në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan dhe më pas në çdo anë të botës, është dëshmi e përkushtimit dhe bamirësisë së pakrahasueshme.

5 Shtator 2025, 12:19 Nga E. D
"Rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz"/ Mesazhi i
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar figurën e Nënë Terezës në Ditën e Shenjtërimit të saj. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani shkruan se rrugëtimi i shenjtores shqiptare, nga fshati i vogël i Letnicës deri në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan dhe më pas në çdo anë të botës, është dëshmi e përkushtimit dhe bamirësisë së pakrahasueshme.

Postimi i plotë:

Nga fshati i vogël i Letnicës, ku dëgjoi thirrjen hyjnore, në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan dhe pastaj në çdo anë të botës, Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi.

Rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz. Veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit, prandaj trashëgimia e saj është një thirrje për secilin prej nesh: të jemi pranë të tjerëve, të dhurojmë dashuri dhe shpresë, si dhe ta ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më paqësore.

vjosa osmani

Sondazh

Poll