Politike

Dëgjesat publike për Kodin e ri Penal, Manja: Do jenë 25 tryeza konsultimi, do miratohet kur të marrë dakordësinë në Bruksel

Gjatë fjalës së tij, Manja deklaroi se gjithsej do të jenë 25 tryeza konsultimi publik ku do të diskutohen tematika të caktuara.

4 Shtator 2025, 11:01 Nga I.A
Dëgjesat publike për Kodin e ri Penal, Manja: Do jenë 25 tryeza
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur ditën e sotme në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit për ndryshimet në Kodin e ri Penal. Gjatë fjalës së tij, Manja deklaroi se gjithsej do të jenë 25 tryeza konsultimi publik ku do të diskutohen tematika të caktuara. Në fund të fjalës së tij, Manja ka theksuar se Shqipëria do të bëhet me Kod të rui Penal vetëm pas një procesi të gjerë konsultimesh publike dhe pasi të marrë vulën në Bruksel. 

"Të qartësojmë opinionin publik, drafti i është dërguar edhe disa ekspertëve italiane, në mes të shtatorit dhe deri në fund të vitit ky draft do t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik, të ketë 25 tryeza të konsultimit publik duke përfshirë edhe aspekte të këtij kodi në lidhje me tematika të caktuara. Shqipëria do të ketë një kod të ri penal vetëm pas një procesi të gjerë konsultimesh publike dhe të marrë vulën në Bruksel, me mbylljen e negociatave dhe anëtarësimin e Shqipërisë brenda 2030, do të jetë një kod ekuivalent siç janë kodet penale moderne të BE, këtë qëndrim e ka rikonfirmuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar që do të kemi një kod të ri penal të dakordësuar me Brukselin," tha Manja. 

ulsi manja

Sondazh

Poll