Aktualitet

Aksident në Shkodër/ Përmbyset makina, shoferi i plagosur transportohet me helikopter te spitali i Traumës

Një automjet i cili ka pësuar defekt teksa ishte në lëvizje, ka pësuar defekt dhe është përmbysur. 

2 Shtator 2025, 15:12 Nga r.ll
Aksident në Shkodër/ Përmbyset makina, shoferi i plagosur
foto ilustruese

SHKODËR- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Gimaj në Shkodër. Një automjet i cili ka pësuar defekt teksa ishte në lëvizje, ka pësuar defekt dhe është përmbysur. 

Si pasojë është plagosur shoferi i automjetit, i cili është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës dhe po merr ndihmë mjekësore. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Gimaj, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, pasi automjeti ka pësuar defekt. Për pasojë automjeti është përmbysur.

Nga aksidenti është dëmtuar pasagjeri, shtetasi M. N., i cili u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës dhe është në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll