Aktualitet

Operacioni “Koordinata”/ Goditen 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, vihen në pranga dy persona në Krujë

Lidhur me rasitn janë identifikuar dy autorët e të dyja rasteve në fshatin Bilaj, dhe janë asgjësohen bimët narkotike. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

2 Shtator 2025, 13:40 Nga E. D
Operacioni “Koordinata”/ Goditen 2 raste të tjera të
pamje nga vendngjarja

KRUJË- Policia e Krujës ka goditur dy raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të operacionit “Koordinata”. Lidhur me rasitn janë identifikuar dy autorët e të dyja rasteve në fshatin Bilaj, dhe janë asgjësohen bimët narkotike. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë: 

Krujë/Në kuadër të planit operacional policor anticannabis, të koduar “Koordinata”, goditen 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike. Identifikohen autorët e të dyja rasteve në fshatin Bilaj, dhe asgjësohen bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i punës kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera në këtë fushë, për të cilat:

-u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 66 vjeç, pasi u kap duke ujitur 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij;

-u shpall në kërkim shtetasi Xh. Sh., 62 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin P. Sh., 82 vjeç, pasi nga një hetim i ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se kishin kultivuar në 2 parcela, 50 bimë narkotike. Punohet për kapjen e shtetasit Xh. Sh. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

policia e krujes

Sondazh

Poll