Aktualitet

Akuzohen për trafikim droge/ Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, sekuestrohet lënda narkotike dhe paratë cash

Siç raportojnë mediat greke operacioni u krye në kuadër të planit të posaçëm të Drejtorisë së Policisë së Heraklionit.

2 Shtator 2025, 12:57 Nga E. D
Akuzohen për trafikim droge/ Arrestohen dy shqiptarë në Greqi,
parate e sekuestruara

GREQI- Dy shqiptarë, 41 dhe 52 vjeç janë arrestuar nga policia greke, pasi akuzohen për posedim dhe trafikim droge. Siç raportojnë mediat greke operacioni u krye në kuadër të planit të posaçëm të Drejtorisë së Policisë së Heraklionit.

Oficerët e policisë i gjetën shqiptarët dhe vazhduan t'i kontrollonin, ndërsa më pas kryen një kontroll në vendin ku ata po qëndronin. Gjatë hetimit u gjetën dhe u sekuestruan, 1 kilogram e 92 gramë kokainë,  910 euro para të gatshme, të fituara nga trafikimi i drogës dhe 3 telefona celularë. 

Akuzohen për trafikim droge/ Arrestohen dy shqiptarë në Greqi,

policia greke

Sondazh

Poll