Aktualitet

"Do mbetet i paharruar"/ Homazhe për Dhimitër Anagnostin, Timo Flloko: Solli në artin shqiptar vlerat më të vyera të kombit të vet

Flloko u shpreh se Anagnosti do mbetet një korife i shquar i artit shqiptar.

2 Shtator 2025, 12:16 Nga E. D
"Do mbetet i paharruar"/ Homazhe për Dhimitër Anagnostin,
Timo Flloko

TIRANË- Aktori Timo Flloko ka marrë pjesë në humazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosit, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 89-vjeçare. Flloko u shpreh se Anagnosti do mbetet një korife i shquar i artit shqiptar.

“Dhimtër Anagnosti e ka vrarë vdekjen e tij, solli në artin shqiptar vlerat më të vyera të kombit të vet, të cilat i pasqyroi në vepra artistike. Luajti një rol të rëndësishëm dhe të veçantë në emancipimin e lojës së aktorit. Ne aktorët i jemi borxhli për këtë gjë. Ai është përherë këtu mes nesh, është një korife i artit shqiptar dhe do mbetet i paharruar ngahera”, tha Flloko. 

timo flloko

Sondazh

Poll