Aktualitet

"Anagnosti la pas thesar e trashëgimi/ Ministri Gonxhja bën homazhe: Vepra e tij do mbahet mend gjithmonë

Ministri gjithashtu u shpreh se qëndrojnë pranë familjes së tij për të shprehur përulje dhe mirënjohje për punën e shkëlqyer që la pas.

2 Shtator 2025, 11:37 Nga E. D
"Anagnosti la pas thesar e trashëgimi/ Ministri Gonxhja bën
Blendi Gonxhja

TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka marrë pjesë në homazhet e ikonës së kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Gonxhja tha se ndarja nga jeta e regjisorit lë pas një thesar dhe trashëgimi të vyer.

Ministri gjithashtu u shpreh se qëndrojnë pranë familjes së tij për të shprehur përulje dhe mirënjohje për punën e shkëlqyer që la pas.

“Ndarje që lë pas thesar e trashëgimi. Vepra e tij do të mbahet mend gjithmonë. Jemi këtu pranë yllit të tij, Roza Anagnosti, familjes së tij për t’i shprehur këtë përulje dhe mirënjohje të thellë e të lartë”, tha Gonxhja.

blendi gonxhja dhimitër anagnosti

Sondazh

Poll