Aktualitet

Trupi i Miklovan Dakajt u gjet i pajetë në brigjet e Marbella-s/ Autoritetet spanjolle nisin verifikimet për ADN-në me familjarët

Bëhet me dije se pas gjetjes së trupit, që besohet se i përket Miklovan Dakajt, autaorietet spanjolle kanë nisur verifikimet për identifikimin e saktë të tij.

2 Shtator 2025, 10:38 Nga E. D
Trupi i  Miklovan Dakajt u gjet i pajetë në brigjet e Marbella-s/
Miklovan Dakaj

TIRANË- Trupi i pajetë i Miklovan Dakajt, u gjet ditën e djeshme nga autoritetet në Marbella të Spanjës, ku prej kohësh ai ishte shpallur i zhdukur dhe kërkohej nga familja e tij. Bëhet me dije se pas gjetjes së trupit, që besohet se i përket Miklovan Dakajt, autaorietet spanjolle kanë nisur verifikimet për identifikimin e saktë të tij. Siç raportohet policia spanjolle ka marrë ADN-në e vëllait dhe vajzës së Dakajt, me qëllim krahasimin e materialit genetik.

Sipas raportimeve, Dakaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe klanet ndërkombëtare, ndërsa zhdukja e tij u denoncua nga bashkëshortja e tij në Spanjë dhe familjarët e tjerë të tij në Shqipëri. Të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen e tij dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin. 

Miklovani pas largimit nga Pisa, Itali, ishte zhvendosur në Marbella, Spanjë, ku merrej me trafikun e kokainës nga Kolumbia drejt Evropës. Me kalimin e viteve, ai dyshohet se kishte krijuar grupin e tij dhe ka bërë emër mes bandave, por konflikte të brendshme dhe tradhti nga bashkëpunëtorët mund t’i kenë kushtuar jetën. Miklovani jetonte në Spanjë me bashkëshorten dhe vajzën e tij 8 muajshe, ndërsa më parë ishte rritur në Pisa, Itali.

miklovan dakaj

Sondazh

Poll