Politike

"Karriget po bëhen më të vogla"/ Rama batuta në Forumin e Bled: Mos doni ta mbyllim shpejt

Gjatë fjalës së tij, Rama është ankuar për madhësinë e karrigeve ku ata janë ulur, duke i quajtur ato dhe të parehatshme.

1 Shtator 2025, 14:51 Nga I.A
"Karriget po bëhen më të vogla"/ Rama batuta në
Edi Rama

SLLOVENI- Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në edicionin e 20 të forumit të Bledit në Slloveni me disa batuta në lidhje me organizatorët. Gjatë fjalës së tij, Rama është ankuar për madhësinë e karrigeve ku ata janë ulur, duke i quajtur ato dhe të parehatshme. Kryeministri ka vazhduar me batutat, duke theksuar se nëse ata do të donin që të mbaronin panelet shpejt, nuk duhet që të ftonin njerëz nga Ballkani.


   

“Së pari është shumë mirë që gjendem këtu në 20-vjetorin e forumit. Dua të bëj dy komente të shkurta. U çudita që ish-presidenti mbeti i njëjti, njësoj si Sllovenia. Komenti i dytë, nuk e di për çfarë arsye por karriget bëhen më të vogla, më të vogla, e më të parehatshme. Mos keni ndonjë mesazh për të në përcjellë. Për të në thënë që ta mbyllim shpejt… s’duhet të kishit njerëz nga Ballkani, aq më keq kandidat, që është më dëshpëruese. Nuk po themi që jemi gati për 2027, por falë rekordmenes sllovene të notit, kemi objektiva të qarta të hedhura në tryezë nga komisioni që na sfidon ti realizojmë të gjitha kriteret që të përmbyllim negociatat deri në 2027. Po shtyjmë, po ecim përpara dhe nuk po bëjmë pyetje”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll