Politike

"Endri Fuga është arratisur"/ Berisha: Pse nuk guxojnë të thonë mediat asnjë fjalë për këtë gjë?

Gjatë zbatimit të masës së sigurisë, Berisha nga SPAK-u ka theksuar se mediat nuk guxojnë të japin asgjë për zhdukjen e tij. 

1 Shtator 2025, 10:33 Nga I.A
"Endri Fuga është arratisur"/ Berisha: Pse nuk guxojnë
Sali Berisha

TIRANËKreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Endri Fuga është arratisur. Gjatë zbatimit të masës së sigurisë, Berisha nga SPAK-u ka theksuar se mediat nuk guxojnë të japin asgjë për zhdukjen e tij. 

"Dhe në atë deklaratë, të shkruar në zyrat e Endri Fugës që më duket se... a dini gjë ku është Endri Fuga? Më thoni pak. Si nuk guxoni të thoni një fjalë për të arratisurit? A e dini se u thirr këtu për restorantin e tij dhe ia mbathi. Ku janë mediat, shtroj pyetjen unë? Pra, shkrim i porositur nga Endri Fuga. Më 4 mars pra deklarata që më anatemonin mua me të gjitha epitetet. KLGJ me një pasion të madh shumë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll