Politike

Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Sikurse dhe në ditët e tjera kur Berisha është paraqitur në SPAK, demokratët, mbështetës të tij, janë mbledhur para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

1 Shtator 2025, 10:03 Nga I.A
Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". Kjo është paraqitja e disatë e kryedemokratit në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Sikurse dhe në ditët e tjera kur Berisha është paraqitur në SPAK, demokratët, mbështetës të tij, janë mbledhur para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll