Politike

"Soros, armiku më i egër i kombit amerikan"/ Berisha: I ka shtrirë tentakulat edhe në Shqipëri, përfaqësohet nga Rama

Kryedemokrati theksoi gjithashtu se reforma në drejtësi në Shqipëri është produkt i drejtpërdrejtë i një sistemi të krijuar nga George Soros. Më tej Lideri i opozitës e quajti armik i egër i kombit amerikan dhe kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare.

1 Shtator 2025, 10:21 Nga E. D
"Soros, armiku më i egër i kombit amerikan"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për gazetarët, pasi doli nga SPAK theksoi se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump shpalli organizatë kriminale George dhe Alex Soros. Kryedemokrati theksoi gjithashtu se reforma në drejtësi në Shqipëri është produkt i drejtpërdrejtë i një sistemi të krijuar nga George Soros. Më tej Lideri i opozitës e quajti armik i egër i kombit amerikan dhe kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare.

"Sistemi i reformës në drejtësi i George Soros, armikut të egër të kombit amerikan, kreut të organizatës kriminale ndërkombëtare ka tentakulat e veta në Shqipëri. Pra ju e morët vesh se Presidenti i SHBA shpalli me aktin Rico, Geogre dhe Alex Soros, organizatë kriminale. Kjo organizatë është ndërkombëtare dhe se në Shqipëri kjo organizatë është e plotfuqishme, e përfaqësuar nga Rama dhe familjarët e tij të afërt," Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll