Aktualitet

Përplasje mes shqiptarëve dhe marokenëve në Itali, nxjerrin armët dhe thikat...Një i plagosur

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët, të cilët menjëherë kanë sinjalizuar edhe përmes rrjeteve sociale për atë që po ndodhte.

31 Gusht 2025, 10:48 Nga V.Ç
Përplasje mes shqiptarëve dhe marokenëve në Itali, nxjerrin
Foto ilustruese

ITALI - Përplasje e dhunshme mes të rinjve shqiptarë dhe marokenë në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 29 gushtit në zonën e Celles, në Rimini. Rreth orës 22:30 është shfaqur një sulm i dhunshëm mes një grupi të rinjsh, dy prej të cilëve janë me origjinë shqiptare dhe dy marokenë. Sipas hetimeve, diskutimi mes tyre ka degraduar dhe në një moment, një nga djemtë ka nxjerrë një pistoletë me fishekë plastike dhe ka qëlluar disa herë. Ndërkohë, një tjetër i ri ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur një 20-vjeçar, duke i shkaktuar disa plagë në shpatull, fatmirësisht jo të rënda.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët, të cilët menjëherë kanë sinjalizuar edhe përmes rrjeteve sociale për atë që po ndodhte. Në vendngjarje kanë mbërritur patrullat e policisë, të cilat kanë nisur menjëherë kërkimet për të identifikuar personat përgjegjës. Hetimet janë në vijim.

itali përplasje me thika dy shqiptarë një i plagosur marokenë

Sondazh

Poll