Aktualitet

FOTOT/ Po shkonin në Peqin, kush janë të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti tragjik

Gabriel Lluca, drejtuesi i automjetit dhe miku i tij Denis Korbi po shkonin në Peqin, në momentin që makina e tyre ka dalë nga rruga në zonën e quajtur “Ura e Teqes”.

31 Gusht 2025, 09:38 Nga I.A
FOTOT/ Po shkonin në Peqin, kush janë të rinjtë që
Gabriel Lluca dhe Denis Korbi

PEQIN- Personat e mësipërm janë viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur gjatë natës në Peqin. Gabriel Lluca, drejtuesi i automjetit dhe miku i tij Denis Korbi po shkonin në Peqin, në momentin që makina e tyre ka dalë nga rruga në zonën e quajtur “Ura e Teqes”.

Njoftimi i Policisë: 

Peqin/Informacion paraprak Rreth orës 02:00, në vendin e quajtur "Ura e Teqes", Peqin, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Ll., 24 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit shtetasi G. Ll. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. K., 24 vjeç. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

denis korbi gabriel lluca

Sondazh

Poll