Aktualitet

Moti i keq dhe stuhia sjellin probleme, ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Durrës

Kanë mbetur pa energji elektrike, zona e Xhafzotajt, Gjit të Lalzit, Hamallajt dhe Manzës.

30 Gusht 2025, 16:11 Nga r.ll
Moti i keq dhe stuhia sjellin probleme, ndërpritet energjia elektrike
foto ilustruese

DURRËS- Moti i keq dhe stuhia që përfshiu vendin prej disa orësh ka sjellë probleme në vend. Raportohet se në qytetin e Durrësit ka pasur dëmtimë të linjës së energjisë elektrike. 

Si pasojë kanë mbetur pa energji elektrike, zona e Xhafzotajt, Gjit të Lalzit, Hamallajt dhe Manzës. Edhe në qytetet e tjera të vendin janë raportuar probleme të shumta. 

Në Tiranë ka pasur edhe njerëz të lënduar, ku raportohet se 20 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësorë te spitali i Traumës.

moti i keq ne durres

Sondazh

Poll