Aktualitet

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet në Tiranë 30-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore (EMRI)

I arrestuari rezulton person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai u kap në zonën e “Komunës së Parisit”.

30 Gusht 2025, 11:27 Nga N.F
Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë,
Arrestimi

TIRANË- Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 30-vjeçari, Kidi Kazazi ishte në kërkim  për vrasje të mbetur në tentativë. Në pranga është vënë edhe një person tjetër pasi dyshohet se ka ndihmuar 30-vjeçarin për tu fshehur.

I arrestuari rezulton person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai u kap në zonën e “Komunës së Parisit”. Policia bën me dije se Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja në rrethana cilësuese", mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. 30-vjeçari, me datë 30 maji ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin 3 persona. Ngjarja ka ndodhur në Fllakë, për motive të dobëta.

'Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Danger”. Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, një 30-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Në pranga dhe një 31-vjeçar, pasi dyshohet se ka përkrahur dhe ndihmuar 30-vjeçarin të fshihej. Sekuestrohen dy dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak dhe një automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për tentativë vrasje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Danger".    

Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, është lokalizuar dhe kapur shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja në rrethana cilësuese", mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. 30-vjeçari, me datë 30.05.2025, në Fllakë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin 3 shtetas.

Në vijim të operacionit është arrestuar dhe shtetasi F. K., 31 vjeç, i cili ndodhej bashkë me 30-vjeçarin në një automjet. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka përkrahur dhe ndihmuar 30-vjeçarin të fshihej.

Në momentin e ndalimit 30-vjeçari i ka paraqitur punonjësve të policisë dy dokumente identifikimi(kartë Id dhe leje drejtimi) me të dhënat e një shtetasi tjetër, të dyshuara të falsifikuara. Ndërsa, gjatë kontrollit fizik 31-vjeçarit i gjetën një sasi municioni luftarak. Shtetasi K. K, iu kalua DVP Durrës për veprime të metejshme," thuhet në njoftimin e policisë.

arrestim ne tirane tentative vrasjeje

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2025, 10:58 Maksim Llambro

Arratisja nga Shqipëria

Llambro TIRANË- Ne kete fund gushti mendja me shkoi larg tek udhetimi im i pare jashte kufijve te Shqiperise, pasi dolem nga diktatura. Arratisja, gu...