Bota

Kartelet e drogës sërish në aksion në Meksikë, ekzekutojnë influenceren e famshme së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët

Autoritetet besojnë se burri i Garibay ishte shënjestra e sulmit vrasës.

30 Gusht 2025, 08:36 Nga N.F
Kartelet e drogës sërish në aksion në Meksikë,
Foto

MEKSIKË- Një influencere meksikane është gjetur e vdekur brenda një kamioni së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e saj. Viktimat janë 32-vjeçarja Esmeralda Ferrer Garibay, bashkëshorti i saj 36-vjeçar, djali i tyre 13-vjeçar dhe vajza 7-vjeçare.

Trupat u gjetën javën e kaluar në Guadalajara, por identitetet e tyre u zbuluan dje. Familja ishte zhvendosur së fundmi në qytet për të jetuar dhe punuar atje. Burri i influenceres shiste automjete dhe domate në Michoacan, nga ishin ato.

Autoritetet besojnë se burri i Garibay ishte shënjestra e sulmit vrasës. Hetimi kanë nisur që nga automjeti  familjes, ku u gjetën prova që tregonin se anëtarët e saj u vranë atje. Dy anëtarë të ekuipazhit u arrestuan dhe u morën në pyetje, por u liruan sepse nuk kishte prova kundër tyre.

Influencerja kishte dhjetëra mijëra ndjekës në mediat sociale dhe qindra mijëra pëlqime. Ajo fliste për pushime luksoze dhe rroba të shtrenjta, jepte këshilla për stilin e jetës dhe këndonte këngë që lavdërojnë kartelet.

vrasje ne meksikes esmeralda ferrer garibay

Sondazh

Poll