Bota

Njolla gjaku gjithandej, publikohen pamje nga sulmi i Hamasit në një familje, babai vritet në sy të fëmjëve

Terroristët morën fëmijët me vete, të cilët ishin të mbuluar me gjak dhe qanin vazhdimisht.

29 Gusht 2025, 22:51 Nga N.F
Njolla gjaku gjithandej, publikohen pamje nga sulmi i Hamasit në një
Foto

IZRAEL- Video e pamje të reja vijojnë të dalin në dritë nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023. Shumë persona humbën jetën ndërsa një rast është regjistruar nga kamerat e sigurisë. Video tregon momentin dhe sakrificën e një babai për të shpëtuar fëmijët e tij.

Viktima e sulmit është Gil Taasa, i cili ishte në shtëpi me dy djemtë e tij të mitur në kohën e sulmit. Kur e kuptoi se po sulmohen ai më shpejtësi vrapoi nga krevati dhe i çoi fëmijët në një vend të sigurt për t'i mbrojtur. Por ai nuk arriti të mbijetonte pasi terroristët i hodhën një granatë, duke e vrarë në vend dhe para syve të fëmijëve të tij.

Terroristët morën fëmijët me vete, të cilët ishin të mbuluar me gjak dhe qanin vazhdimisht. Njëri bërtiste se donte të vdiste dhe po kërkonte ndihmë, ndërsa ai u nxitua me ankth tek vëllai i tij më i vogël për ta pyetur nëse kishte humbur shikimin. Ndërkohë anëtari Hamasit i pyeti fëmijët sikur nuk kishte ndodhur asgjë nëse donin lëng për të pirë.

hamas izrael

Sondazh

Poll