Bota

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare amerikane shkarkon 23 punonjës të Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, shkak dështimi për të mbrojtur të dhënat

Noem nuk dha detaje rreth shkeljes, por ajo fajësoi drejtpërdrejt departamentin e IT-së të FEMA-s, duke njoftuar se kishte pushuar nga puna 23 prej tyre. Edhe pse ajo iu referua një kërcënimi jo vetëm për departamentin, por edhe për vendin, ajo siguroi se asnjë qytetar amerikan nuk u prek drejtpërdrejt.

30 Gusht 2025, 07:31 Nga N.F
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare amerikane shkarkon 23 punonjës
Foto

SHBA- Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Christie Noem ka bërë me dije se janë konstatuar shkelje të të dhënave në Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, FEMA. Përshkak të kësaj situate FEMA është "goditur" nga shkurtime të mëdha.

Noem nuk dha detaje rreth shkeljes, por ajo fajësoi drejtpërdrejt departamentin e IT-së të FEMA-s, duke njoftuar se kishte pushuar nga puna 23 prej tyre. Edhe pse ajo iu referua një kërcënimi jo vetëm për departamentin, por edhe për vendin, ajo siguroi se asnjë qytetar amerikan nuk u prek drejtpërdrejt.

"Nuk u morën të dhëna të ndjeshme nga asnjë rrjet i Departamentit të Sigurisë Kombëtare", tha ajo.

Noem akuzoi 23 punonjësit e departamentit të IT-së të FEMA-s për dështim, neglizhencë, paaftësi dhe pandershmëri. Lajmi për shkeljen e të dhënave nga rrjeti i Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave dhe pushimet nga puna që dyshohet se lidhen me të një letre të hapur proteste të nënshkruar nga dhjetëra punonjës aktualë dhe ish-të FEMA-s.

Në letër, ata paralajmëruan Kongresin Amerikan se mungesa e përvojës së udhëheqjes së instaluar nga Presidenti Trump mund të çojë në një katastrofë të krahasueshme me Uraganin Katrina, i cili përfshiu Neë Orleans 20 vjet më parë.

 

christie noem

Sondazh

Poll