Sport

Shuma marramendëse e kompensimit të Amorimin, nëse shkarkohet nga Man.United

Ruben Amorim është nën shumë presion për shkak të... rënies së Manchester United. Megjithatë, nëse shkarkohet nga puna, shuma që i takon si kompensim nuk është e papërfillshme.

29 Gusht 2025, 10:30 Nga DOSJA
Shuma marramendëse e kompensimit të Amorimin, nëse shkarkohet nga

ANGLI - Ruben Amorim, pas rezultateve të fundit të Manchester United, e vë të ardhmen dhe kontratën e tij në pasiguri, ndërsa drejtuesit i japin edhe një here besim, duke e shtyrë mundësinë e shkarkimit të tij.

Pas humbjes nga Arsenali dhe barazimit me Fulham, erdhi barazimi 2-2 në kohën e rregullt dhe eliminimi nga Grimsby, një ekip në divizionin e katërt të Anglisë.

Pas përfundimit të ndeshjes, Amorim i "gozhdoi" lojtarët e tij, duke deklaruar konkretisht: "Unë besoj se fitoi skuadra më e mirë, e vetmja skuadër që ishte në fushë. Lojtarët më të mirë humbasin, sepse një skuadër mund të mposhtë çdo tjetër, dhe mendoj se sot lojtarët... folën në fushë. Pra, kaq. Ne humbëm; dhe fitoi skuadra më e mirë."
Megjithatë, nëse Manchester United do të vendosi ta largojë atë nga stoli i tij, shuma e kompensimit do të arrijë në 14 milionë euro sipas 147.500 eurove që vlerësohet se do të paguhen në 22 muajt e mbetur deri në fund të kontratës së tij.

Vitin e kaluar, kujtojmë se Manchester United pagoi 17.1 milionë euro kompensim për Erik Ten Hag, i cili ishte shkarkuar atëherë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll