Aktualitet

Pasuri me vlerë mbi 26 milionë euro/ Policia publikon pamje nga banesat e sekuestruara të Kristian Konit, i dënuar në Itali për vrasje dhe për pjesëmarrje në grup kriminal

Sipas policisë Konit i janë sekuestruar 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare. Pasuritë mësohet se ishin të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij dhe vlera e tyre rreth 26 milionë e 500 mijë euro.

28 Gusht 2025, 15:17 Nga N.F
Pasuri me vlerë mbi 26 milionë euro/ Policia publikon pamje nga
Nje nga pasurite e sukestruara

TIRANË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje sekuestrimin e pasurive të 45-vjeçarit, Kristian Koni i cili është i dënuar më parë nga autoritetet italiane. Mësohet se 45-vjeçari është i dënuar në Itali për vrasje dhe për pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë Konit i janë sekuestruar 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare. Pasuritë mësohet se ishin të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij dhe vlera e tyre rreth 26 milionë e 500 mijë euro. Policia gjithashtu ka ndarë pamje nga dy pronat e sekuestruara. Siç shihet edhe nga pamjet banesat janë luksoze. 

Pasuri me vlerë mbi 26 milionë euro/ Policia publikon pamje nga

Njoftimi:

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Fortesa”. Sekuestrohen pasuri me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro, në pronësi të një 45-vjeçari, i dënuar për vrasje dhe për pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, nga autoritetet italiane.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit K. K., alias O. M., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Pasuritë e sekuestruara janë konkretisht: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij, me vlerë tregu rreth 26 milionë e 500 mijë euro.

Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

pasuri të patundshme kristian koni

Sondazh

Poll