28 Gusht 2025, 15:07
Nga N.F
Foto
TIRANË- 42-vjeçari, Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Italia. Mësohet se Xhivini ishte në kërkim ndërkombëtar pasi në shkurt të 2024 ai ka kanosur një gjyqtar të Lushnjes.
Policia bën me dije se ndaj tij është caktuar masa "arrest në burg" për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu sot është ekstraduar nga Gjermania edhe një 34-vjeçar. Ai është dënuar me burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi:
Interpol Tirana Vijon bashkëpunimi me homologët, në kuadër të operacionit “The ëanted”, për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve të kapur jashtë vendit. -Ekstradohet nga Italia, një shtetas i cili gjatë muajit shkurt 2024, kanosi në mënyrë të përsëritur, për shkak të detyrës, gjyqtarin e Gjykatës Administrative Lushnjë. -Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i kërkuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
1-Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The ëanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Italia, të shtetasit H. Xh., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Shtetasi H. Xh. akuzohet se gjatë muajit shkurt 2024, ka kanosur në mënyrë të përsëritur, nëpërmjet celularit, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., gjyqtar i Gjykatës Administrative Lushnjë, si dhe ka protestuar para Gjykatës së Lartë.
2-Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit me homologët gjermanë, u finalizua ekstradimi nga Gjermania, i shtetasit shqiptar B. S., 34 vjeç. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, i ka caktuar atij, masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shtetasi B. S. akuzohet për shitje të dozave të kokainës, në qytetin e Pogradecit. Shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
hajrulla xhivini
Aktualitet
28 Gusht 2025, 14:48
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka njoftuar ditën e sotme qytetarët lidhurp pë...
Aktualitet
28 Gusht 2025, 14:19
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një punonjës i IMT në bashkinë Tiranë është arrestuar nga policia, ndërsa një ins...
Aktualitet
28 Gusht 2025, 13:22
V.Ç
Foto nga pika kufitare Morinë
MORINË - Një 32-vjeçar është ndaluar nga shërbimet e Policisë në pikën ku...
Aktualitet
28 Gusht 2025, 12:51
r.ll
naun shundi
TIRANË- Aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur shqiptar, Naun Shundi është ndarë nga jeta në moshën 66-vje&cce...
Aktualitet
28 Gusht 2025, 12:40
V.Ç
Foto ilustruese
TIRANË - Ambasada e Gjermane në Tiranë ka treguar edhe njëherë se qëndron përkrah Shqipërisë d...
Aktualitet
28 Gusht 2025, 12:34
r.ll
foto nga mbledhja e komisionit
TIRANË- Komisioni Rregullator ka certifikuar me 3 vota pro dhe 2 kundwr rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11...
Aktualitet
28 Gusht 2025, 11:59
r.ll
naun shundi
TIRANË- Aktori Naun Shundi është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, pasi vuante nga një sëmund...
Aktualitet
28 Gusht 2025, 11:55
r.ll
prokuroria
TIRANË - Prokuroria e Tiranës ka vendosur masa sekuestroje preventive mbi 18 pasuri të paluajtshme në pronësi t&e...
Aktualitet
28 Gusht 2025, 11:02
r.ll
perfaqesuesit e keshillit nderfetar te shqiperise
TIRANË- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka shprehur shqetësimin lidhur me s...
Aktualitet
28 Gusht 2025, 11:02
V.Ç
Foto ilustruese
ITALI – Një 22-vjeçar shqiptar, shpërndarës lëndësh narkotike, është arrestuar në Fano...