Aktualitet

Arrestohet 32-vjeçari në Morinë, tentoi të kalonte kanabis në kufi

Sasia e drogës iu sekuestrua gjatë një kontrolli të hollësishëm, bazuar në analizën e riskut dhe kontrolleve me përzgjedhje.

28 Gusht 2025, 13:22 Nga V.Ç
Arrestohet 32-vjeçari në Morinë, tentoi të kalonte kanabis
Foto nga pika kufitare Morinë

MORINË - Një 32-vjeçar është ndaluar nga shërbimet e Policisë në pikën kufitare të Morinës. Shtetasi me inicialet B. S., banues në Kosovë, u kap me një sasi lënde narkotike të llojit kanabis.

Sasia e drogës iu sekuestrua gjatë një kontrolli të hollësishëm, bazuar në analizën e riskut dhe kontrolleve me përzgjedhje.

NJOFTIMI I POLICISE:

Tentoi të kalonte kufirin me një çantë ku kishte fshehur lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, kapet në flagrancë nga Policia Kufitare dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohet çanta. 

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, një automjetin tip “BMW”.

Gjatë kontrollit, pasagjerit në automjet, shtetasit B. S., shërbimet e Policisë i gjetën në çantë me një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

arrestohet morinë kanabis

Sondazh

Poll