Aktualitet

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare, aktori Naun Shundi

Figura e Naun Shundit ka lënë gjurmë të thella në skenën teatrore shqiptare dhe ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e dramaturgjisë vendase.

28 Gusht 2025, 11:59 Nga r.ll
Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në
naun shundi

TIRANË- Aktori Naun Shundi është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur shqiptar kaloi një periudhë të vështirë për shkak të problemeve serioze shëndetësore, për kurimin e të cilave u dërgua në një spital në Francë

Gjendja e tij bëri ai të ndërpresë aktivitetin artistik, përfshirë angazhimin në teatrin Zonja e Bujtinës, i themeluar prej vetë tij. 

Figura e Naun Shundit ka lënë gjurmë të thella në skenën teatrore shqiptare dhe ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e dramaturgjisë vendase.

Të shumta kanë qenë reagimet nga kolegë dhe artistë që kanë shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për të në momentet e vështira të betejës me sëmundjen.

naun shundi

Sondazh

Poll