28 Gusht 2025, 10:16
Nga r.ll
foto ilustruese
DURRËS -Policia e Durrësi ka dhënë ditën e sotme detaje lidhur me operacionn për arrestimin e dy përsonave mbrëmjen e djeshme. Në pranga janë vënë Arbi Haxhiu dhe Aldi Mustafa, të cilëve në momentin e arrestimit iu është gjetur një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole gati për qitje.
Sipas policisë, Mustafa cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje. 39-vjeçari ishte i shpallur në kërkim, si autor i dyshuar i vënies së tritolit në banesën e shtetasit Ilir Gjeçaj, në lagjen 14 në Durrës.
Aldi Mustafa është pjesë e grupit të "Rrumit të Shijakut", ndërsa është arrestuar edhe në tentativë për të kryer një vrasje më 2021. Mustafa ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dënuar me 10 vite burg në Gjermani.
PJESË NGA DEKLARATA E POLICISË:
Po në kuadër të zbatimit të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në vijim të punës së pandërprerë dhe goditjeve të njëpasnjëshme për këtë qëllim, mbrëmjen e djeshme strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe ato të Komisariatit të Policisë Durrës zhvilluan dhe finalizuan me sukses një tjetër operacion policor me rrezikshmëri të lartë, të koduar “The next Gun".
Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga 2 shtetas, njëri me rrezikshmëri të lartë, konkretisht shtetasit A. M., 39 vjeç, dhe A. M., 23 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilëve në momentin e arrestimit iu është gjetur një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole gati për qitje.
39-vjeçari A. M., person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim policor, i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 13.08.2025, në lagjen nr. 14, Durrës, ku është vënë lëndë eksplozive banesës së shtetasit I. Gj.
Angazhimi dhe përkushtimi maksimal i strukturave vendore të Policisë së qarkut Durrës, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, si dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka bërë të mundur që sezoni turistik në qarkun Durrës të vijojë pa asnjë problem për sa i përket rendit dhe sigurisë.
Përfitoj nga rasti t’i garantoj qytetarët e qarkut Durrës se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës vijojnë me intensitet veprimet hetimore për zbardhjen e çdo ngjarjeje kriminale të ndodhur më parë, kapjen e personave në kërkim dhe për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.
policia e durresit aldi mustafa arbi haxhiu
Aktualitet
28 Gusht 2025, 10:01
r.ll
ardian halili
DURRËS - Policia e Durrësit ka dalë sot në një konferencë për mediat ditën e sotme ku ka ndarë d...
Aktualitet
28 Gusht 2025, 09:57
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në vend gjatë 24 o...
Aktualitet
28 Gusht 2025, 09:18
r.ll
zjarri
DEVOLL- Vatra e zjarrit në fshatin Miras të Devollit vijon aktive prej ditës së djeshme. Flakët kanë djegur sipër...
Aktualitet
28 Gusht 2025, 07:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë...
Aktualitet
28 Gusht 2025, 07:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Përveç hetimit të ndërmarrë 2 vite më parë nga OLAF për programin IPARD II ka pë...
Aktualitet
28 Gusht 2025, 07:20
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me nj&e...
Aktualitet
28 Gusht 2025, 07:19
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Masat e nxehta afrikane do të jenë prezent në vendin tonë duke sjellë në orët e para të...
Aktualitet
27 Gusht 2025, 22:43
N.F
Foto
GREQI- Vrasja e 36-vjeçares, Marjola Nakoleci ka tronditur Volosin ndërsa detaje të reja dalin në dritë ditë pas dite....
Aktualitet
27 Gusht 2025, 22:37
N.F
Foto
ELBASAN- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rret...
Aktualitet
27 Gusht 2025, 22:13
N.F
Foto
DURRËS- Dy persona janë ndaluar mbrëmjen e sotme gjatë aksionit të zhvilluar nga policia në Shkozet të Durrësi...