Aktualitet

Vatra e zjarrit në Miras të Devollit ende aktive, terreni vështirëson punën e zjarrfikësve, 70 forca në vendngjarje

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar rreth 70 forca, duke përfshirë shërbimin zjarrfikës, shërbimin pyjor, strukturat vendore dhe banorët e zonës.

28 Gusht 2025, 09:18 Nga r.ll
Vatra e zjarrit në Miras të Devollit ende aktive, terreni
zjarri

DEVOLL- Vatra e zjarrit në fshatin Miras të Devollit vijon aktive prej ditës së djeshme. Flakët kanë djegur sipërfaqë pyjore dhe bimësi të përzier, ndërsa terrëni i thyer po vështirëson punën për fikjen e zjarrit. 

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar rreth 70 forca, duke përfshirë shërbimin zjarrfikës, shërbimin pyjor, strukturat vendore dhe banorët e zonës.

Zjarri është përhapur gjatë natës dhe ka marrë shtrirje të gjerë dhe ka përfshirë sipërfaqe me pisha, që e bën situatën më problematike.

zjarr ne devoll

Sondazh

Poll