Aktualitet

Ende aktive vatra e zjarrit në fshatin Miras, flakët dogjën rreth 5 hektarë me pishë të zezë, ndërhyrje me mjete rrethanore

Zjarrfikësit kanë arritur të neutralizojnë flakët të cilat u përhapën me shpejtësi por ende nuk është shuar. Zjarri u favorizua nga era e fortë dhe përhapja e flakët ndodhi shpejt duke nxjerë situatën nga kontrolli.

27 Gusht 2025, 20:15 Nga N.F
Ende aktive vatra e zjarrit në fshatin Miras, flakët dogjën rreth
Foto

DEVOLL- Zjarri i rënë mesditën e sotme në fshatin Miras në Devoll vijon të jetë aktiv ndërsa ka shkaktuar dëme të shumta në bimësi. Zjarrfikësit kanë arritur të neutralizojnë flakët të cilat u përhapën me shpejtësi por ende nuk është shuar. Zjarri u favorizua nga era e fortë dhe përhapja e flakët ndodhi shpejt duke nxjerë situatën nga kontrolli.

Edhe terreni i vështirë e ka ndikuar në ndëryrjen e zjarrfikësve. Përgjegjësi i sektorit të menaxhimit të pyjeve, Orgest Cenolli u shpreh se nga zjarri janë djegur rreth 5 hektarë me pisha të zeza dhe bimësi tjetër. Ai theksoi se nga terreni i thyer nuk është bërë dot ndërhyrja me zjarrfikës dhe ndërhyrja është bërë me mjete rrethanore.

Sipërfaqja e deritanishme mund të jetë rreth 5 ha, me pishë të zezë, dushqe të llojit qar. Situata është nën kontroll deri më tani por besoj se do të zgjasë, deri nesër do të jetë zjarri aktiv. Nuk mund të themi që zjarri do të shuhet brenda kësaj nate. Për shkak të terrenit shumë të thyer ne dhe zjarrfikësit e kemi patur shumë të vështirë të ndërhyjmë.

Ndërhyrja është bërë me mjete rrethanore. Jemi munduar me të gjitha mënyrat, me breza, me kundra zjarre por për shkak se bimësia është shumë e dendur dhe sipërfaqja është e mbuluar me bimësi barishtore, është e vështirë edhe fikja dhe hapja e brezave që mund të parandalojnë zjarrin.

Mesa dimë deri tani është vetëm një vatër, origjinën e vatrës ku ka nisur zjarri nuk mund ta përcaktojmë pasi kërkon rreth 30 min të arrijmë në vatër për shkak të terrenit. Ka rrezik pasi fshati më i afërt është Sinica dhe nëse zjarri merr përmasa më të mëdha, edhe mund të rrezikohet por besoj se deri nesër do të shuhet”, u shpreh ai.

zjarri ne devoll

Sondazh

Poll