Aktualitet

SPAK dhe Policia operacion për goditur korrupsionin/ Arrestohen 2 punonjës të IMT, merrnin para për të lejuar ndërtimet pa leje, 2 të tjerë në kërkim

Ky operacion ka ardhur pas një denoncimi në polici se këta punonjës merrnin ryshfet nga biznese të ndryshme për t’i favorizuar në zaptimin e ambienteve publike, duke lejuar ndërtime të paligjshme.

27 Gusht 2025, 18:09 Nga N.F
SPAK dhe Policia operacion për goditur korrupsionin/ Arrestohen 2
Foto

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK dhe policia raportohet se kanë ndërmarrë një operacion për goditjen e korrupsionit në radhët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit. Mësohet se nga ky operacion janë vënë në pranga dy punonjës të IMT ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Ky operacion ka ardhur pas një denoncimi në polici se këta punonjës merrnin ryshfet nga biznese të ndryshme për t’i favorizuar në zaptimin e ambienteve publike, duke lejuar ndërtime të paligjshme. Policia ditën e sotme gjithashtu ka vënë në pranga ish-kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Durrës, Ardian Halili. Ai akuzohet për ndërtim të paligjshëm në një zonë bregdetare në fshatin Shetaj të Ishmit.

Shtëpitë e pushimit në fjalë janë pjesë e resortit luksoz “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”, në të cilin përfshihen edhe ambiente me pishina, palma dhe struktura të tjera shërbimi. Bëhet me dije se aktualisht Prokuroria dhe Policia e Durrësit po kryejnë hetime të thelluara, duke shqyrtuar dokumentacionin në Kadastër, pasi dyshohet se mund të jenë kryer manipulime ose shkelje ligjore gjatë procesit të regjistrimit dhe ndërtimit të kompleksit.

spak policia

Sondazh

Poll