Aktualitet

U arrestuan me urdhër të SPAK, ja kush janë punonjësit e IMT-së që akuzohen për korrupsion (EMRAT)

Në kërkim është vënë edhe Klajdi Zhilla dhe një person tjetër. Arrestimi i tyre ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit, Mark Frroku në Kombinat.

27 Gusht 2025, 18:43 Nga N.F
U arrestuan me urdhër të SPAK, ja kush janë punonjësit e
Foto

TIRANË- Gerald Fuçia dhe Edmond Çela janë dy punonjësit e IMT-të të cilët u vendosën në pranga me urdhër të SPAK. Fuçia dhe Çela u prangosën pas një denoncimi në polici se ata merrnin ryshfet nga biznese të ndryshme për t’i favorizuar në zaptimin e ambienteve publike, duke lejuar ndërtime të paligjshme.

Në kërkim është vënë edhe Klajdi Zhilla dhe një person tjetër. Arrestimi i tyre ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit, Mark Frroku në Kombinat. Mësohet se nga lokali janë marrë dhe kamerat e sigurisë. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së korrupsionit dhe për kapjen e të gjithë personave të përfshirë në këtë rast.

Policia ditën e sotme gjithashtu ka vënë në pranga ish-kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Durrës, Ardian Halili. Ai akuzohet për ndërtim të paligjshëm në një zonë bregdetare në fshatin Shetaj të Ishmit.

spak imt

Sondazh

Poll