Aktualitet

Shpërthimi me tritol në portën e banesës, babai i Jozefin Markut: S'kemi asnjë problem, as djali nuk ka konflikte!

Sipas tij, familja nuk ka pasur asnjë arsye të mendojë se mund të bëhej objekt i një sulmi të tillë. Policia dje në një njoftim zyrtar bëri me dije se shpërthimi është regjistruar në orën 04:20 në fshatin Gurëz.

27 Gusht 2025, 16:34 Nga N.F
Shpërthimi me tritol në portën e banesës, babai i Jozefin
Foto

FUSHË KUQE- Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Fushë-Kuqe ndërsa u raportuar se shënjestër ka qenë këngëtari dhe ish-banori i Big Brother Vip, Jozefin Marku. Në lidhje me këtë ngjarje babai i këngëtarit është shprehur para policëve se nuk ka asnjë konflikt apo një problem me persona të tjerë.

Ai gjithashtu ka theksuar se nuk ka dijeni se djali i tij ka ndonjë konflikt. Sipas tij, familja nuk ka pasur asnjë arsye të mendojë se mund të bëhej objekt i një sulmi të tillë. Policia dje në një njoftim zyrtar bëri me dije se shpërthimi është regjistruar në orën 04:20 në fshatin Gurëz.

Lënda plasëse e dyshuar artizanale mësohet se është vënë në portën e jashtme të murit rrethues të banesës. Policia thekson se nga shpërthimi është dëmtuar lehtë porta dhe se nuk ka persona të lënduar. Gjithashtu bëhet me dije se janë gjetur disa gëzhoja të cila janë sekuestruar. 

jozefin marku tritol ne fushekuqe

Sondazh

Poll