26 Gusht 2025, 13:14
Nga r.ll
takimi
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë pas një takimi në Beograd me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian (BE), Peter Sorensen, se është thelbësore që dialogu me Kosovën të “kthehet tek obligimi” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe te mbrojtja e të drejtave të serbëve.
“Politika jonë është politika e paqes, e përkushtuar fuqishëm në kërkimin e zgjidhjeve kompromisi përmes dialogut, por edhe e vendosur dhe e përgjegjshme në mbrojtjen e interesave shtetërore e kombëtare”, shkroi Vuçiç më 26 gusht në Instagram, pas takimit me Sorensenin. Ai shtoi se “përpjekja për ndalim” të pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë tregon se “respektimi i të drejtave themelore dhe lirive të veprimit politik të serbëve është i rrezikuar”.
Vuçiç theksoi, gjithashtu, se me Sorensenin zhvilloi një bisedë të hapur, të fokusuar në mundësitë për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, si dhe mbi sfidat që lidhen me pozitën e serbëve në Kosovë. Sorensen, pas takimit me Vuçiç, do të takohet edhe me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.
I dërguari i BE-së për dialogun kishte vizituar Prishtinën më 6 gusht, ku me zyrtarët kosovarë kishte diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
I pyetur nga gazetarët mbi gjendjen aktuale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Sorensen tha shkurt se procesi është “aktiv”. Marrëveshja për të cilën bëhet fjalë u arrit mes dy palëve në vitin 2023. Edhe pse nuk është nënshkruar, BE-ja insiston se marrëveshja është detyruese.
Dokumenti prej 11 nenesh, ndër të tjera, parasheh një nivel të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë, njohjen reciproke të simboleve shtetërore, shmangien e bllokimit nga Serbia të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe detyrimin që Prishtina dhe Beogradi të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme të arritura në dialog.
Rundi i fundit i dialogut Kosovë–Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së, u mbajt më 10 qershor. Pas këtij takimi, në nivel të kryenegociatorëve, Sorensen deklaroi se po bëhen përgatitje për një takim në nivel të lartë. Takim i tillë mes Kosovës dhe Serbisë nuk është zhvilluar që nga shtatori i vitit 2023. Ai takim u mbajt pak ditë para se një grup serbësh të armatosur të sulmonte policinë e Kosovës në Banjskë, afër Zveçanit. Kosova fajëson Serbinë për atë ngjarje, ndërsa Beogradi mohon çdo përfshirje.
Sorensen erdhi në Serbi në mes të një krize politike dhe protestave shumëmujore kundër qeverisë, që shpërthyen pas vdekjes së 16 personave në shembjen e çatisë së Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit. Protestuesit, përveç kërkimit të përgjegjësisë për këtë tragjedi, po ashtu kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – kërkesë që autoritetet e refuzojnë./REL
aleksander vucic peter sorensen
Politike
26 Gusht 2025, 12:57
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët n&eu...
Politike
26 Gusht 2025, 12:48
r.ll
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Me rinisjen e seancës në Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar, pritet t...
Politike
26 Gusht 2025, 12:28
r.ll
lumir abdixhiku
KOSOVË- Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës si krye...
Politike
26 Gusht 2025, 12:18
r.ll
elisa spiropali
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar Dimal Bashën për zgjedhjen e tij si kryeparlamentar i Kosovë...
Politike
26 Gusht 2025, 11:46
r.ll
dimal basha
PRISHTINË- Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka mbajtur fjalimin e parë si kryeparlamentar. Basha u shpreh n...
Politike
26 Gusht 2025, 11:39
r.ll
dimal basha
KOSOVË- Dimal Basha është kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, pas disa muajsh seancash të dështuara pë...
Politike
26 Gusht 2025, 11:30
r.ll
dimal basha, kryetar i kuvendit
KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvend...
Politike
26 Gusht 2025, 11:00
r.ll
ibrahimaj dhe mete
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj dhe ish-ministri i Financave, Ervin Mete kanë zh...
Politike
26 Gusht 2025, 10:32
r.ll
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Deputetët do të mblidhen sot për ta vazhduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ...
Politike
25 Gusht 2025, 22:40
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP Wor...